Videoja e dy anëtarëve të Hamasit, babë e bir të cilët pranojnë se kanë përdhunuar dhe vrarë një grua gjatë sulmit të 7 tetorir ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.
Videoja tregon Jamal Hussain Ahmad Radi, 47 vjeç, dhe djalin e tij adoleshent, Abdullah, duke u treguar hetuesve se si me radhë përdhunuan një grua përpara se ta vrisnin gjatë sulmit të tyre më 7 tetor.
Jamal Hussein Ahmad Radi (47) a jeho syn Abdallah (18) byli zajati IDF v Gaze.
Při vyšetřování se přiznali ke znásilnění a vraždě ženy 7. října v Izraeli.
Žádný projev emocí či lítosti ?
— Jan Betlach ? ?? ? @[email protected] (@jbetlach) May 23, 2024
Duke e përshkruar sulmin e tyre në detaje, Jamal, i cili u arrestua së bashku me Abdullahun nga Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) marsin e kaluar, tha se gjeti një grua duke ulëritur dhe duke qarë brenda një shtëpie.
“Ajo po bërtiste dhe po qante. E kërcënova me armë që të hiqte rrobat, ajo kishte veshur pantallona të shkurtra xhinse”, rrëfeu Jamal.
“Babai im e përdhunoi, pastaj e përdhunova unë, më pas kushëriri dhe më pas u larguam, por babai im e vrau gruan”.
Fatkeqësisht, ajo nuk ishte e vetmja grua e pafat.
“Në çdo shtëpi ku kemi gjetur dikë, ose e kemi vrarë ose e kemi përdhunuar”, kanë pranuar babë e bir.
“Në shtëpinë e parë gjeta një grua dhe burrin e saj, i vumë zjarrin dhe i vramë”, thanë ata.
/abcnews.al