Mitsotakis në Parlament: Greqia zgjerohet me 12 milje në detin Jon, Dendias vizitë në Tiranë

schedule13:00 - 26 Gusht, 2020

schedule 13:00 - 26 Gusht, 2020

Kryeministri i Greqisë, Kyrakos Mitsotakis bëri një deklaratë të fortë sot në Parlamentin grek, sipas të cilës shteti i tij do të zgjerojë ujërat territoriale me 12 milje në detin Jon.

Fjalimi i Mitsotakis u mbajt pak më parë në Parlamentin e Greqisë, i cili sot po ratifikon marrëveshjet detare me Italinë dhe Egjiptin të firmosura gjatë javëve të fundit, shkruan abcnews.al.

Siç bën me dije “Protothema“, duke u nisur nga përplasja me Turqinë për shelfin kontinental të ishullit Kastelorizo, Mitsotakis u shpreh: “Ne po e rrisim Greqinë! Do të sigurojnë 12 milje edhe në detin Jon sipas të gjitha konventave ndërkombëtare. Asgjë s’na pengon neve që të arrijmë këtë“.

Mitsotakis u shpreh gjithashtu se në lidhje me qasjen e Greqisë është informuar edhe ministri i Jashtëm Nikos Dendias, i cili sipas tij do të zhvillojë shumë shpejt një vizitë në Tiranë për të komunikuar me autoritetet shqiptare.

Do të respektojmë konventat ndërkombëtare dhe do të aplikojm standardin e ndajres në mënyrë të barabartë të detit kur distanca mes dy shteteve është më e ulët se 24 milje“, u shpreh më tej Mitsotakis.

Greqia firmosi marrëveshjen e ndarjes së Zonave Ekskluzive Ekonomike fillimisht me Italinë gjatë kësaj vere dhe më pas me Egjiptin duke shkaktuar reagimin e ashpër të Turqisë, e cila më herët kishte firmosur një marrëveshje të ngjashme me Libinë duke ndare mes tyre një pjesë të Mesdheut.

Ndarja e Zonave Ekskluzive Ekonomike është edhe thelbi i konfliktit që ka Turqia me Greqinë, e cila sipas CNN mund të çojë vendet edhe në një luftë të armatosur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!