Mitsotakis: Greqia është përballur me kushtet më të këqija të motit në 40 vjet

schedule22:00 - 23 Tetor, 2024

schedule 22:00 - 23 Tetor, 2024

Greqia e goditur nga zjarret është përballur këtë vit me kushtet më të këqija të motit në katër dekada, tha të mërkurën para parlamentit, kryeministri Kyriakos Mitsotakis.

Sipas raporteve të Kombeve të Bashkuara, rajoni i Mesdheut është përcaktuar nga shkencëtarët si një “pikë e nxehtë” e ndryshimeve klimatike, me ngrohje më të lartë se mesatarja globale.

Greqia është goditur vazhdimisht nga valët përvëluese të të nxehtit dhe zjarret shkatërruese çdo verë.

“Ne prisnim një vit shumë të vështirë për sa i përket klimës, ishte më i vështiri në 40 vitet e fundit sipas të dhënave nga të gjithë shkencëtarët, përfshirë ato nga monitoruesi kombëtar i klimës”, tha kryeministri Kyriakos Mitsotakis.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!