“Mitraloz do të shikosh zjarrin e vërtetë”, dega e PD-Korçë: Spaho nuk na përfaqëson më

schedule16:00 - 21 Nëntor, 2021

schedule 16:00 - 21 Nëntor, 2021

Deputeti Edmond Spaho, i cili ishte drejtues politik i PD-së për qarkun Korçë në zgjedhjet e 25 Prillit, të cilat opozita i humbi, është përplasur në rrjetet sociale me deklarata dhe akuza me Kryesinë e kësaj dege, e cila ditën e shtunë u mblodh nga Ervin Salianji. Spaho akuzon Salianjin për deklaratën e degës së PD-së Korçë dhe shprehet “mirupafshim në 11 Dhjetor në Kuvendin e të ardhmes së PDSH, ku do shihni zjarrin e vërtetë të strukturave të PD të Qarkut Korçë” thotë deputeti i rreshtuar në krah të Sali Berishës. Dega e PD Korçë i kërkon Spahos të rishikojë pozicionin si drejtues politik dhe deputet, pasi sipas tyre, nuk i përfaqëson më.

Deklarata e degës së PD Korçë

Reagim i detyruar i Degës së PD Korçë ndaj keqinformimit me dashje të drejtuesit politik të Qarkut Korçë Edmond Spaho.

Deklaratat e drejtuesit politik të Korçës, Edmond Spaho, në lidhje me mbledhjen e Kryesisë së Degës së PD Korçë janë të pavërteta, keqinformuese dhe keqdashëse. Përmes mashtrimit të qëllimshëm, deklaratat e zotit Spaho synojnë manipulimin e publikut dhe përçarjen e demokratëve.

Ditën e Shtunë, Dega e PD-së Korçë, mblodhi Kryesinë, me kuorum sipas statutit, të verifikuar me apel dhe të protokolluar në librin e protokollit të mbledhjes, për të diskutuar rreth Vendimit të Kryesisë të PDSH-së nr.139 dhe për situatën politike aktuale.

Mbledhja do te kishte qenë një rutinë e punës sonë 30 vjeçare, nëse drejtuesi politik i qarkut nuk do të kishte mbajtur qendrim spekulues dhe fyes ndaj shumicës së anëtarëve të kryesisë së degës Korçë.  Në respekt të votuesve korçarë, por edhe të demokratëve dhe qytetarëe që ndjekin me shqetësim zhvillimet në PD, deklarojmë me përgjegjësi se kryesia e Degës Korçë nuk ka patur asnjëherë 62 vetë dhe se dega nuk ka patur kurrë 33 Grup Seksione.

Zoti Spaho e di shumë mirë që numri i delegatëve për Kuvendin Kombëtar nuk vendoset me mesatare. Ai e di shumë mirë se të gjithë anëtarët e kryesisë kanë mandat të ligjshëm dhe nuk mund t’ua vërë në diskutim askush për interesa personalë.

Të jësh pakicë nuk do të thotë së faktet duhen manipuluar dhe e vërteta duhet fshehur. Të punosh kundër interesit të burrave dhe grave që kanë bërë gjithçka per PD dhe kanë zgjedhur zotin Spaho disa herë deputet, do të thotë t’i vendosësh kryq sakrificës së demokratëve. Nëse Edmond Spaho do të kishte investuar në fushatë kaq shumë energji sa keta 2 muajt e fundit, Korça do të kishte fituar të paktën 6 mandate deputetësh!

Me qendrimet keqinformuese, që deformojnë të vërtetën dhe realitetin e PD në Korçë, zoti Spaho bën mirë të rishikojë pozicionin e tij si Drejtues Politik dhe deputet i Qarkut Korçë. Demokratët nuk përfaqësohen me mashtrime për interesa perosnalë , por me punë, integritet dhe përkushtim në betejën e vetme kundër regjimit të Edi Ramës dhe rikthimit të PD në pushtet.

Reagimi i Edmond Spahos

Kryesia e Deges se PD Korce reagoi ndaj statusit tim te djeshem me nje fleterrufe te shkruar nga mitrolozi, ku perpiqen te “hedhin” poshte te verteten qe ju kam thene qe ata jane me keq se pakice.

Une disponoj fotot nga te dy takimet qe mitrolozi pa fisheke u perpoq te zhvillonte.

I bej thirrje mitrolozit te beje publike emrat e pjesmarresve ne mbledhjet e Kryesive ne Korce e Maliq meqenese paskan mbajtur edhe protokoll.

Ne se nuk i kane emrat jua jap une.

Edhe nje here mirupafshim ne 11 Dhjetor ne Kuvendin e te ardhmes se PDSH, ku do shihni zjarrin e vertete te strukturave te PD te Qarkut Korce.

db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!