Tingulli klasik është jeta për të, emblema e kornos dhe orkestrës simfonike e ka emrin Kristofor Qorri, ndërsa vjen në një rrëfim për jetën e tij në ‘Pas Mesnatë’. Ai e nis rrugëtimin fillimisht me muzikën në Përmet, për të vijuar rrugëtimin në Liceun Artistik Jordan Misja, dhe me pas me bursë vijoi konservatorin ushtarak të Cekisë.
Qorri është ndër artistët e parë që u bë pjesë e orkestrës simfonike të Radio Tiranës. Korno është dashuria e jetës së tij, ndërsa prej 6 vitesh thotë se është ‘divorcuar’ me të.
“Është instrument I vështirë, 1/10 e sekondës ta lësh pa frymë ajo të tradhton, është edhe pak tradhtare. Të tradhton atje ku nuk ta pret mendja. Korno për mua është gjithë jeta ime, me këtë vetëm vajzat nuk mudn të krahasoj,- ” thotë ai, ndërsa përlotet teksa sheh fotot e tij ndër vite.
Vitet në liceun artistik i kujton me nostalgji, edhe pse thotë se fillimi ishte mjaft i vështirë.
“Tre muaj mezi kam mësuar notat, profesora kisha Kristo Koten, një njeri I jashtëzakonshëm, baba e kaluar babait. Ai më futi në rrugën e kornos, isha nxënësi i parë me këtë instrument. Shokët nuk më thërrisnin në emër, më thërrisnin vetëm me nota ‘do – fa – fa’” “ rrëfen ai, ndërsa thotë se pa pasion nuk ka art.
“Po nuk pate shpirt nuk je kurrë artist. Po s’pate shpirt, pasion, dëshirë për të studiuar dhe për të ecur përpara.” shton Qorri. Ndër të tjera, ai thotë se muzika shqiptare sot e ka humbur melodinë, e ndaj për këtë ka një mesazh për të gjithë ata që krijojnë sot.
“Fatkeqësi që kanë mbëtur pak, Ferdinand Deda nuk vjen më, Ermir Krantja dhe Ermir Barbullushi ka qenë dirigjent i mirë. Behuni shqiptarë bëni muzikë shqiptare, mos u merrni me llahinga, ekzekutoni bukur muzikën shqiptare.” përfundon ai./abcnews.al