Mitet për thonjtë që duhet të ndaloni së besuari

schedule19:33 - 18 Prill, 2022

schedule 19:33 - 18 Prill, 2022

Ka shumë mite kur bëhet fjalë për kujdesin e thonjve. A besoni ndaj ndonjërit prej tyre?

Miti 1: Duhet t’i lini thonjtë tuaj të marrin frymë

Nuk ka kuptim që thonjtë të marrin frymë. “Thonjtë marrin lëndë ushqyese, oksigjen dhe gjak nga qarkullimi i gjakut, jo nga ajri”, tha dermatologia dhe specialistja e thonjve, Dr. Dana Stern, për Nail Mag.

MIT 2: Uji i ftohtë mund ta thajë manikyrin më shpejt

“Manikyri i thonjve është një polimer, i formuar nga një reaksion kimik. Ulja e temperaturës zvogëlon shpejtësinë e reaksionit kimik, plus që në fakt ngadalëson avullimin e tretësit në manikyr“, shpjegoi ekspertja e kimisë, Dr. Anne Marie Helmenstein.

MIT 3: Nëse pini qumësht, do të shpëtoni nga pikat e bardha

Përpara se të shqetësoheni për mungesën e kalciumit, është e mundur që të shkaktohet nga manikyri juaj. “Njollat ​​e bardha në thonj kanë shumë shkaqe dhe zakonisht janë granulime keratine. Këto janë njolla të bardha sipërfaqësore që krijohen kur hiqet manikyri pas një periudhë të gjatë kohore”, tha Dr Stern. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!