Mitaj “rritet” edhe në financa/ Mbrojtësi kuqezi ka rritje me 20 për qind në 3 muaj

schedule12:43 - 8 Prill, 2025

schedule 12:43 - 8 Prill, 2025

Kontributi ka qenë i madh, dhe është vlerësuar. Mario Mitaj, edhe pse prej shumë javësh i dëmtuar, ka rritje të vlerës së tij profesionale, edhe përsa I përket kartonit.

Sipas agjencisë së specialistuar të statistikave dhe biznesit në futboll, “transfermarkt”, kartoni I mbrojtësit kuqezi ka arritur në mars në 5 milionë, që do të thotë rritje me 20 për qind në vetëm tre muaj.

Në 13 dhjetor, 21-vjeçari vlente financiarisht si futbollist profesionist 4 milionë euro. Rritja është spektakolare nëse e krahasojmë edhe me më pak se një vit më parë.

Në 4 qershor 2024, në prag të nisjes së finaleve të Kampionatit Europian, kartoni iMitajt ishte 2 milionë euro, pra në vetëm 10 muaj, ai ka ngjitje prej 2.5 herësh.

Aspak keq për një lojtar të një kombëtareje modeste, siç është Shqipëria, dhe që ka luajtur deri tani në Greqi, Rusi dhe së fundmi në Arabinë Saudite.

Sidoqoftë, gjithçka e ka një shpjegim dhe mbrojtësi I majtë nuk është mbajtur me hatër. Mitaj ka qenë një nga lojtarët më të mirë të ekipit të tij, Al Itihad, që kryeson Ligën Profesioniste Saudite, dhe që është pranë titullit.

Vlerësimi I paraqitjeve të tij këtë sezon është me notën mesatare 7.25, e gjashta më e mira ndër futbollistët e Al Itihadit. Vetëm yje si Benzema, Kante, Bergvejn apo Diabi kanë qenë më lart, ndërsa mesatarja e skuadrës është 7.12.

Mitaj ka luajtur vetëm 90 minuta që nga nisja e shkurtit, pasi ka vuajtur nga dëmtimi në muskujt e barkut. Ai është operuar në Londër, dhe ende nuk është kthyer në fushë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!