Mitaj ekselent në Arabi, anësori i Kombëtares gjen në rrjetën në fitoren e Al-Ittihad

schedule22:16 - 19 Tetor, 2024

schedule 22:16 - 19 Tetor, 2024

Goli i parë nuk vonoi shumë, duke llogaritur këtu edhe ku pozicionohet në fushën e blertë.

Anësori i mbrojtjes Mario Mitaj e nisi nga stoli sfidën e mbrëmjes së kësaj të shtune ndaj Al-Qadisiya, me 21-vjeçarin që u aktiviziua në minutën e 35’-të pas dëmtimit të Kadesh, megjithatë shpejt u bë një protagonist në këtë sfidë.

Pas golave të Karim Benzema e Moussa Diaby për “Verdhezinjtë” e Al-Ittihad dhe rrjetës së Aubameyang, do të vinte edhe radha e “yllit kuqezi” për të dërguar topin në rrjetë, me “pistonin” e krahut të majtë të mbrojtjes që finalizon në mënyrë perfekte një aksion individual, duke vulosur fitoren me shifrat 3-1, të skuadrës së tij.

Falë këtij rezultati, Al-Ittihad vijon të ndjekë kampionët e Al-Hilal, me “Verdhezinjtë” që janë ngjitur në kuotën e 18 pikëve, tre më pak se kryesuesit, ndërsa skuadra e Al-Qadisiya mbetet në vendin e shtatë me 10 pikë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!