Një përfundim vërtet i lumtur. Mario Mitaj u kthye pikërisht në kohën e duhur për të shijuar frytet e një sezoni fantastik, dhe tani është kampion I Arabisë Saudite.
Pas disa muajve tepër të vështirë në 2025, mbrojtësi I kombëtares shqiptare ishte titullar për të dytën ndeshje radhazi, dhe Al Itihad siguroi titullin dy javë para përufndimit.
Ndeshja ndaj rivalit Al Raed u fitua 3-1, edhe pse u desh një përmbysje me golat e realizuar nga Bergvejn, Pereira dhe Alobud.
Nuk pati lavdi këtë herë për Karim Benzemanë, ndonëse ai ka meritën kryesore për titullin me 21 gola në kampionat, vetëm dy më pak sesa Kristiano Ronaldo që është I pari në renditjen e Këpucës së Artë.
Mitaj, ndërkaq, ishte një nga lojtarët më të mirë të Al Itihadit.
Ai ka notë mesatare 7.23, duke qenë I gjashti, i lënë pas vetëm nga yjet kryesorë si Benzema, Kante, Diabi apo Bergvejn.
Padyshim, që 21-vjeçari ishte më I miri I repartit të mbrojtjes, ndërsa këtë sezon edhe pse mungoi shumë, shënoi një gol dhe shërbeu dy asiste.
Ky ishte titulli i tij i parë në karrierë, pasi fillimisht u huazua në Arabinë Saudite nga Lokomotiva e Moskës, e më pas kartoni I tij u shit për 5 milionë euro.
Mitaj duket në formën e duhur për ndeshjet e kombëtares në qershor./abcnews.al

