Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Mitaj, Atletico apo Sunderland? Mediat spanjolle dhe angleze zbulojnë ofertat për mbrojtësin kuqezi

schedule12:50 - 13 Janar, 2026

schedule 12:50 - 13 Janar, 2026

Një gjë është e sigurtë: Mario Mitaj do të largohet nga Al Ittihad dhe Arabia Saudite. Por për t;u vendosur mbetet skuadra e ardhshme e mbrojtësit të kombëtares së Shqipërisë, që sipas zërave të mërkatos do të jetë në një prej ligave më të mëdha të Europës.

Pas konfirmimit nga ana e drejtorit sportive të klubit saudit, se në tavolinën e tij kishte oferta nga La Liga dhe Premier Liga, mediat në Spanjë dhe Angli kanë zbuluar kandidatët për të marrë shërbimet e 22 vjeçarit.

Ajo që shkruhet në mediat iberike është me të vërtetë e bujshme, pasi bëhet fjalë për Atletico Madrid.



Sipas tyre, skuadra e drejtuar nga Cholo Simeone interesohet për Mario Mitaj, që mbi të gjitha do të ishte një okazion në merkaton e janarit.

Klubi madrilen përfaqëson një skenë të madhe, por mbi vete mban edhe rrezikun e një rivaliteti të madh që ngushton ndjeshëm hapësirat në formacion.

Një tjetër skenar zbulojnë mediat angleze. Sipas tyre, oferta nga Premier Liga për Mario Mitaj mban vulën e Sunderland, ku kapiten është Granit Xhaka.

Pavarësisht se nuk ka emrin e Atletico Madrid, skuadra e kampionatit anglez gjithashtu përfaqëson një “piazza” të rëndësishme për të ardhmen e mbrojtësit kuqezi, që pas Greqisë, Rusisë dhe së fundmi Arabisë Saudite është gati të bëjë kapërcimin e madh në karrierën e tij.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!