Mitaj “abonohet” me mesfushën, Al-Ittihad fiton sërish me “yllin” e Kombëtares në fushë

schedule22:36 - 3 Tetor, 2024

schedule 22:36 - 3 Tetor, 2024

Transferimi në Arabinë Saudite po rezulton të jetë lëvizja e duhur.

Anësori i mbrojtjes së Kombëtares sonë, Mario Mitaj, u aktivizua sërish titullar, në triumfin 1-2, që skuadra e Al Itihad, regjistroi në transfertë ndaj Al-Okhdood, duke regjistruar kështu suksesin e dytë radhazi për “Verdhezinjtë”, me futbollistin shqiptar nga minuta e parë në kampionat.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa në minutën e 51’-të, Karim Benzema zhbllokoi sfidën. Mitaj u zëvendësua në minutën e 62-të të sfidës, ndërkohë që Aouar, dyfishoi shifrat në minutën e 89’-të, për t’i lënë më pas vendin golit të “nderit”, të shënuar nga Al-Abbas për miqtë në minutën e 96’-të.

Ndërkaq, një detaj tjetër që vlen të theksohet është edhe fakti se këtë duel Mitaj u aktivizua në rolin e mesfushorit para mbrojtjes për të tretin herë radhazi, me teknikun Laurent Blanc, i cili duket të ketë zbuluar një profil tjetër të djaloshit. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!