Galaktikat e vdekura ose ultra-difuze (UDGs) janë një objekt studimi nga astronomët që ende mbetet pak a shumë një mister. Janë galaktika relativisht të vogla përsa i përket numrit të yjeve që përmbajnë, por shtrihen në distanca të mëdha duke i bërë të vështira për t’u gjetur.
Quhen galaktika të vdekura për shkak se nuk formohen më yje. Një hulumtim i ri jep disa përgjigje për origjinën e galaktikave të “vdekura” që nuk formojnë më yje të rinj. Vëzhgimi tregoi se UDG -të kanë lindur në një orbitë shumë larg galaktikave të tjera, por mbeten pak të lidhura.
Kjo do të thotë, është pjesë e një sistemi më të madh para se të pritet, duke ruajtur disa veçori të sistemit origjinal. “Ajo që kemi zbuluar bie ndesh me teoritë e formimit të galaktikave, meqë galaktikat e vdekura duhet të jenë në një mjedis grupor për të hequr gazrat e tyre dhe për të ndaluar së formuari yje.
Por UDG -të që zbuluam ishin të izoluara. Ne ishim në gjendje të gjenim disa në terren dhe të gjurmonim evolucionin e tyre në kohë për të zbuluar origjinën e orbitës së tyre.”, tha Laura Sales, profeshoreshë në Unviersitetin e Kalifornisë.
Në fakt, galaktikat e vdekura përbëjnë 25% të UDG -ve, që do të thotë se ka shumë më shumë të tjera që nuk janë zbuluar. Hapi tjetër i studiuesve është studimi i materies së errët që i rrethon për të kuptuar pse këto galaktika po zgjerohen në distanca të tilla kur kanë të njëjtën përmbajtje yjore si galaktikat e tjera./abcnews.al