Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Misteri në Fier, legjenda dhe e vërteta e gurit të “Shën Janit”

schedule20:37 - 13 Dhjetor, 2025

schedule 20:37 - 13 Dhjetor, 2025

FIER- Në Topojë të Fierit ndodhet një objekt të cilin banorët e konsiderojnë të shenjtë. Me origjinë të panjohur, por me pamje dhe gdhendje të periudhës antike, guri i “Shën Janit” është kthyer në vend pelegrinazhi për besimtarë nga zona të ndryshme të vendit.

Gjena Gjoni 75 vjeçe kujdeset për gurin prej 30 vitesh.

Për vizitorët është një ritual shprese dhe besimi, kurse për vendasit ky gur mermeri përcjell një përzierje ndjesish, mes frikës dhe adhurimit. Shkak u bënë disa fatkeqësi, pas hedhjes së gurit në ujërat e kanalit vaditës, që detyruan autorët e këtij veprimi ta nxirrnin dhe vendosnin në vendin ku ishte më parë.

Përtej legjendës dhe rastësisë tragjike që u komentua si ndëshkim hyjnor, guri i “Shën Janit” i përkiste kishës me të njëjtin emër në këtë zonë. Burimet historike tregojnë se objekti I kultit është ndërtuar midis shekullit të pestë dhe dhjetë të erës sonë.

Ndodhej mes fshatrave Shën Pjetër dhe Topojë në zonën e quajtur rrethinat e Apolonisë. Në vitin 1967 nga kisha paleokristiane, kishin mbetur vetëm disa gurë të cilët u zhvendosën apo u përdorën si materiale ndërtimi. Guri I “Shën Janit” është I vetmi që u ruajt duke u kthyer në legjendë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!