Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Misteri” mendon Berisha/ Ende nuk dihet se kur do të kthehet në fushë ylli i kombëtares

schedule12:58 - 28 Shkurt, 2026

schedule 12:58 - 28 Shkurt, 2026

Është padyshim një mëkat i madh.

Medon Berisha ishte gjatë gjithë fazës së parë njëri nga lojtarët më të mirë shqiptarë në Europë, padyshim më i dalluari i Leçes në Serinë A, dhe parashikohej si një shtyllë e fortë në kombëtaren shqiptare.

Për fat të keq, prej më shumë se dy muajsh ylli kuqezi nuk mundet të dalë në fushë dhe të bëjë atë që di më mirë dhe që pëlqen më shumë, të luajë futboll.



I dëmtuar që në 12 dhjetori, ai mbetet në infermieri, siç thuhet në këto raste, edhe pse ka nisur stërvitjen individuale.

Kur jemi në prag të marsit, pra më pak se 4 javë që nga ndeshja e kombëtares në Poloni në play off-in e Kupës së Botës, Berisha ende nuk është në fushë dhe nuk dihet kur do të kthehet.

“La Gazeta delo Sport”, ndërsa jep parashikimet për formacionet e mundshme të kësaj fundjave në Serinë A, e cilëson statusin e shqiptarit si “për t’u verifikuar”.

Nuk besohet se 22-vjeçari është larg aktivizimit, por deri tani mjekët dhe trajneri nuk kanë dashur të rrezikojnë.

Fillimisht u mendua se ai do të mungonte 4-5 javë, pastaj u tha se do të kthehej në 1 shkurt në Torino, por asgjë nuk ndodhi.

Medon Berisha është shpallur tri herë lojtari I ndeshjes këtë sezon në Serinë A, njëri me më shumë vlerësime të tilla, ka shënuar 2 gola e ka shërbyer tre asistë.

Shpresohet që ai të mos vonojë shumë në rikthimin në fushë, ndryshe nuk do të ishte I sigurt për ndeshjen e Shqipërisë në Poloni në 26 mars.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!