Misteri mbi vdekjen e Emiliano Sala, një deklaratë në gjykatë trazon çështjen

schedule19:38 - 16 Tetor, 2020

schedule 19:38 - 16 Tetor, 2020

Çështja e Emiliano Sala është rikthyer dhe një herë në qëndër të vëmendjes. Kujtojmë që ish-futbollisti i Nantes, i cili u ble nga Cardiff City, vdiq gjatë udhëtimit për në Angli, pasi helikopteri me të cilin argjentinasi po udhëtonte u rrëzua në mënyrë të mistershme. Ka qenë një burrë ai që ka trazuar ujërat sepse është paraqitur në gjykatë pikërisht për këtë çështje për të dhënë deklaratën e tij.

Gjykimin e çështjes tashmë e ka marrë në dorë Gjykata e Bournemouth, e cila ka vendosur shtyrjen e saj për në vitin 2022. Sipas avokatit të familjes së Sala, Matthew Reeve, kjo vonesë në hetim ishte një goditje e madhe për ta. Gjithsesi, gjykata u justifikua se shtyrja ishte e nevojshme për t’i ardhur në ndihmë drejtësisë.

Të gjitha akuzat deri më tani bien mbi një pilot dhe ndërmjetës avionash i quajtur Henderson. Ky i fundit pretendohet të ketë lejuar fluturimin nga Nantes për në Cardiff me vetëm një pilot në bord, konktretisht me Piper Malibu, i cili humbi kontaktin me kontrollin e trafikut ajror në veri të Guernsey.

Henderson akuzohet kështu për veprim jo të matur si dhe për neglizhencë që mund të rrezikojë fluturimet. Gjithashtu ai është nën akuzë dhe për lejimin e fluturimit pa lejen e duhur. Ai u paraqit para Gjykatës së Cardiffit, por tashmë gjithçka është shtyrë për në vitin 2022.

Kujtojmë që trupi i Sala u gjet tetë ditë pas përplasjes, ku duhet theksuar se ai u gjet nga një ekip privat që mori përsipër kërkimet. Ndërsa trupi i pilotit 59-vjeçar nuk është gjetur kurrë. Familjarët e të dy viktimave vazhdojnë të kërkojnë drejtësi për ta si dhe këmbëngulin se ngjarja ishte e organizuar. /abcnews.al