Misteri i zhdukjes së audios që njollos Juventusin, rrëfehet prokurori

schedule14:14 - 3 Maj, 2020

schedule 14:14 - 3 Maj, 2020

Napoli dhe Juventusi rivalizuan fort mes tyre në sezonin 2017-18 për titullin kampion në Itali, ndërkohë që nuk munduan polemikat për sfidën e fituar të bardhezinjve kundër Interit në “San Siro”. Arbitri i ndeshjes nuk i dha karton të kuq boshnjaku Miralem Pjanic dhe nisën madje edhe hetime.

Prokurori i FIGC, Giuseppe Pecoraro, ka folur për “Il Matino” dhe zbulon edhe se çfarë ndodhi gjatë hetimeve: “Ishte gjyqtari i ndeshjes Inter-Juventus, Daniele Orsato, ai i cili më bëri të kem tensione me gjyqtarët. Kisha marrë shumë ankesa nga klube të ndryshme dhe grupe tifozësh.

Mendoja se nuk do të gjenim ndonjë gjë të paparë, por për të qenë i sigurt u përpoqëm të hapim një hetim. I kërkova Shoqatës së Arbitrave Italianë (AIA) dhe pastaj Lega Serie A, thjesht për të qenë i sigurt, audion e komunikimit mes arbitrit dhe arbitrave të tjerë në zonën e VAR.

M’u desh të insistoja për ta pasur në dispozicion atë material, ndryshe çfarë prokurori jam. Ata m’i dhanë në fillim të sezonet tjetër, por pati një surprizë. E hapëm dokumentin dhe i vetmi material që nuk ishte regjistruar ishte ai që ne donim: biseda mes Orsato dhe VAR kur Pjanic nuk u ndëshkua me karton të kuq”.

“Arsyeja? Më thanë se aty ishte i gjithë materiali ishte ai, nuk ka gjë tjetër. Na duhet që të ketë më shumë transparencë”, tregon prokurori i FIGC, Giuseppe Pecoraro, i cili është larguar nga pozicioni i tij në dhjetor të vitit 2019. /abcnews.al