Misteri i velierës në Karpen/ Pronari, 85 vjeçari nga Gjermania. Dyshohet të jetë mbytur

schedule11:00 - 13 Shtator, 2024

schedule 11:00 - 13 Shtator, 2024

Policia kufitare, me ane të dy rimokiatorëve, po tenton të zhvendosë nga Karpeni drejt Portit të Durrësit velierën që ka mbetur në cektinë. Edhe dje ka pasur disa tentativa po ka qenë e pamundur për ta tërhequr velierën.

Ndërkohë, një motorskaf i policisë kufitare po patrullon përgjatë brigjeve të bregdetit të Durrësit me qëllim gjetjen e pronarit të velierës, i cili dyshohet të ketë rënë aksidentalisht në det dhe të jetë mbytur.

Burime nga policia e Durrësit thanë për ABC News se nuk kanë dyshime për ngjarje kriminale ndërsa shtojnë s nga këqyrja e telefonave rezulton se kontaktin e fundit 85 vjeçari gjerman e ka pasur me të birin.

Referuar kontrollit të GPS, veliera është nisur nga Bari me datë 9 gusht drejt Kroacisë. Po nga ajo që tregon GPS lëvizjet e mjetit lundrues kanë qenë të çrregullta çka le të kuptohet se mjeti mund të ketë pësuar avari ose rrymat e kanë shtyrë drejt brigjeve shqiptare,

Policia kufitare që është angazhuar me rastin kanë kontaktuar familjarët e 85 vjeçarit duke i vënë në dijeni për atë që ka ndodhur./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!