Misteri i testamentit të Maks Velos rrëfyer nga miqtë dhe ideja e kthimit të shtëpisë muze

schedule15:52 - 13 Maj, 2020

schedule 15:52 - 13 Maj, 2020

Ende nuk është artikuluar një amanet, që artisti i njohur Maks Velo ka lënë pas. Miku  dhe ish-studenti i tij Anastas Kostandini  me të cilin ka rrëfyer biseda shpirti në studion e tij në Pogradec, mendon se sëmundja nuk i la kohë për të shkruar një testament.

“Them që sëmundja ja ka prishur qetësinë dhe nuk i ka lënë kohë. Maksi e ka humbur toruan sapo ka marrë përgjigjen e anemisë dhe të disa analizave të tjera. Ka rënë pas kësaj dhe nuk besoj se ka pasur rast të shkruajë një testament”, u shpreh Anastas Kostandini.

Një ditë pas lamtumirës Ministria e Kulturës e shpalli banesën e  Maks Velos në Tiranë, monument kulture të kategorisë së dytë, për ti hapur rrugën ndërtimit të një Muzeu me emrin, Maks Velo.

“Për mua është një lajm i mirëpritur që ne më në fund të fillojmë të bëjmë shtëpi muze, shtëpi artistësh.”

Artan Shabani ish-drejtori i Galerisë Kombëtare ishte sugjeruesi i kësaj ideje. Ai thotë se është fatkeqësi që ne kujtohemi për artistët pas vdekjes, por artisti e dëshironte një Muze, rrëfyer në biseda miqësorë me të.

“Diku afër Galerisë në “Pedonale” më thotë,- “Artan çdo bëhet me veprat kur të mos jem më”?

Ju shpreha: Të gjithë nuk do të jenë më një ditë, por veprat janë.

Në bisedat konfindeciale që kam pasur me Maksin, tregonte se shqetësonte fati i këtij arsenali, fati i të gjithë krijimtarisë së tij, pasi Maksi nuk kërkoi merkato që ti hidhte në treg këto vepra, por kërkonte që kjo vepër të ngelej e gjitha në bllok”, tregon Shabani.

Nga ana tjetër  ai ka qenë edhe realizuesi i ekspozitës retrospektive në 2015 , ku Shabani  e cilëson si  të vetmin artist në memorien e 900 që iu dogjën 250 vepra arti për gjuhën e tij estetike ndryshe.

“Ngelet i vetmi artist që i janë djegur 250 vepra. Një artisti që i digjen veprat si refuzim i modernitetit”, thotë më tej Shabani.

Në atë kohë Velo i dhuroi Galerisë Kombëtare të Arteve 40 grafika, kujton miku i tij Agim Janina.

“I dhuroi Galerisë së Arteve mbi 40 punime të tij, i dhuroi falas pa asnjë lloj shpërblimi”, shprehet Janina.

Nga ana tjetër Artan Shabani thotë se administrimi i i veprave , nuk duhet kuptuar si pronësi e veprës nga shteti.

“Administrimi i veprave nuk nënkupton pronësinë  e veprave. Pronësia e këtyre veprave është në pronësinë e familjes së Maks Velos. Familje sigurish është pjesa trashëgimtarë,por  në dijeninë time nuk ka fëmijë. Ka motër, nipër, mbesa. Këta mund të kenë të drejtën e administrimit.

Piktori Agim Janina  i cili e ka vizitua në shtëpi para ndarjes nga jeta , thotë se ai thuajse e ka lënë gati muzeun, por kërkohet që veprat të mirëmbahen deri sa të realizohet muzeu.

“Maksi kishte vepra të panumërta. Ka shumë grafikë, disa i kishte të vendosura nëpër xham. Gjithashtu ai ishte koleksionist. Kishte një “joshje” të madhe të kulturës popullore. Duhet patjetër të vendosen kushtet e ruajtjes”, thotë ai.

Anastas Kostandini i cili e njeh mirë shijen e mikut të tij, Maks Velo dhe sugjeron një model parizien.

“Duhet marrë një model se si është konservuar vepra e një artisti. Muzeum “Balzak” kam parë në Paris, është një kryevepër”, shprehet ai.

Por ëndrra e piktorit sipas artistëve e artikuluar prej vetë Velos ishte një muze në shtëpinë e lindjes së prindërve të tij në Dardhë.

“Në nivel miqësor në kemi i folur me Maksin, ndërkohë ishte ndërtuar një platformë digjitale. I takon nja Muze, mund të jetë edhe në Tiranë , por e shikoj nëpërmjet Korçës dhe Dardhës. Personalisht do ti ndërtoj një ekspozitë”, shprehet Shabani.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!