Misteri i teksteve të “Djemve të Detit”, Gëzim Toska tregon se e nisi këtë rrugëtim në mënyrë rastësore

schedule20:16 - 21 Janar, 2023

schedule 20:16 - 21 Janar, 2023

Janë këngë që këndohen dhe kujtohen nga brezi i viteve ’90, por jo vetëm, ato të grupit “djemtë e detit”.

Ndarja nga jeta e solistit Gent Demaliaj, humbi zërin,por jo këngët.

Tretja e këngëve në tekste boshe, të bën nostalgjik kur dëgjon grupin e rrokut  “Djemtë e detit” dje dhe sot. Autori i vargjeve për publikun e gjerë është anonim, por jo për Lezhianët.

Një prej tyre është edhe Gëzim Toska.

“Ne Lezhë edhe e dine, sepse sa herë mblidhemi në festa këndohet kënga dhe përmendet emri. Jo të gjitha këngët janë të miat. Grupi zgjodhi disa këngë dhe ka ende pa publikuar”

Pas 3 dekadash ai tregon se si e nisi këtë rrugëtim, që do të ishte një kthesë shumë e rëndësishme për jetën e tij artisistike.

” Ishin vitet 90 kur gjithcka po ndryshonte dhe këto çunat kishin mbaruar shkollën, Bujar Daci, Flamuri, Shkëlqim Rustja, Famur Toska, Shklëqim Meta. Dhe menduam të bëjmë një grup. Ka qenë Arben Kaçaj dhe Artan Lokja. Menduam të bëjmë një grup, se kishte filluar ajo era e grupeve. Menduam për emrin njëherë. Kaloi gati një muaj me gjet emrin, deri sa u vendos djemtë e detit. Skemi këngë thamë. Arëherë e mori përsipër Bujari, e tha do mendoj unë.  Në 5 dhjetor bujari me thotë  kam menduar melodine, shkuam në një lokal dhe ai këndonte unë shkruaja. Pas një viti u shfaq në festival me titull “Ëndërr  që për ty e thura”.

Menjëherë kjo këngë do të mbetej në memorien e të rinjve dhe fansave të grupit “Djemtë e detit”

 “Kudo që shkonim, nëpër koncerte, sa fillonte grupi të këndonin kukonin Ëndërr  që për ty e thura”. Dhe sot e kësaj dite pothuajse të gjithë e dinë, pavarësisht brezave.”

Gëzimi shprehet se në atë kohë ëndrrat ishin të mëdha. Kujton me mall, grupin dhe solistin, që për të ishte një zë i rallë.

 “Dihet historia grupit dhe fati i këngëtarit. Ai u bë i pazëvendësueshëm. Unë mendoj se nuk ka Shqipëria një këngëtar të tillë.  Deri tani të paktën. Më vonë mund të ketë, me vokalin dhe dashurinë që kishte Genti për këngën.”

Nuk e fsheh gëzimin dhe emocionin, kur dëgjon ende të këndohen këngë, tekstet e të cilave mbajnë autorësinë e tij.

“Është diçka e bukur që dëgjohen nga 100 njerëz. Kur ka dalë kaseta e parë nuk na dilte koha. Të gjithë donin ta kishin. Kudo që ti këndosh, të gjithë i dinë. Këto këngë patën një jehonë, për nga mënyra se si u krijuan. Fat, dhe bashkimi i disa çunave që interpretuan mirë muzikalisht plus këngëtari që ishte i mirë. Edhe tekstet. Kam pjesën timë. Është krenaria e krijimit. Si çdo njeri që bën një krijim. Pavarisht se autorët e teksteve janë në hije.”

“Ishte dhe një fat, që bujari pati një sens krijimi shumë të bukur.me pak nota. Nuk ishte kompozitor i shquar por godiste, kësaj i bashkohet edhe zëri i Gentit.”

Gëzimi tregon se emocionet ishin të mëdha, por qëllimi dhe dëshira ishte vetëm një, që kënga të ishte e bukur dhe të pëlqehej nga audienca.

“Për mua bërja e teksteve nuk ishte diçka e vështirë, pasi kisha bërë tekste edhe në festivale amatore, isha marrë. Nuk është se teksti që do ta shkruaje për dikë, ishte një nevojë, e përpunoja. Bashkohesha me bujarin dhe ajo rridhte.”

Thotë se në atë kohë i këndohej dashurisë, të bukurës, ndarjes dhe lumturisë.

” Nuk ishin tekste që na krijonin frikë. ishte një frymë më e re, po ndihej era e ndryshimeve, ne spikatëm sic spikëtën disa grupe të tjera. Të kujdesshëm ishim. Ishte dëshira e madhe, entuziazmi, ne e harronim.”

Sot ai na tregon se nuk mungojnë edhe tekstet e shkrua nga një histori personale

” Ishte në largim që mua më kishte krijuar dhimbje, i papritur. ….teskti… kjo është e vetmja këngë që ë kam bërë më një emocion konkret.”

Ishte miku i tij që u kujdes që me vargjet e hedhura në letër, të krijonte një këngë “Mall”, që do ta bënte Gëzimin të dridhej nga emocioni.

“Kjo ishte kënga që e kam bërë pa bashkëpunim. Bujari e ka bërë unë kam ik në emigracion dhe e kam parë të regjistruar. Bujari e ka bërë shumë bukur e më ka ardh keq që ska qenë në kasetë.”

Kujton me mall edhe shumë tekste të tjera, të shkruara një frymëzim i momentit.

“Atë natë rastësisht u takuam dhe ecëm sëbashku me të njëjtin shi, ti kishe nevojë aq shumë për mua, me dikë ishe ndarë ti. Ndenjëm gjatë pa folur një fjalë, befas ndjeva një çast kënaqësie, ti ishe përsëri shoqja ime e parë, siç kishim ëndërruar prej vitesh. Që atëherë shumë kohë kanë kaluar, ti dhimbje nuk ndjen më në plagë, sikur ta dije se ç’dhimbje më jep mua, kjo ikja jote aq e ngadaltë. Është një histori që dikush ka patur nevojë për ty aq pranë, dhe ti e ke marrë si ndjenjë dashurie.”

Inspirimin për të shkruar e merrte edhe nga njerëz të zakonshëm

“Mendoj se është rastësia, pasi askush nuk e di çfarë mund të ndodhi në një kohë të largët.  Interesante është se dhe shumë këngë të tjera, mos qaj kanë dhimbjen e ndarjes, ikje pa kthim. Por kjo Lamtumirë ishte për dashurinë më shumë sesa për ndarjen filozofike. Historia e saj është e thjeshte. Një vajza. Gentja Beqaj me ndali dhe me tha kam disa vargje. U ulëm bashkë dhe nxorrëm këngën që i kushtohet një ndarje.”

Dëshira për të shkruar ka qenë e madhe, por asnjëherë me qëllimin për ta reklamuar atë.

“Gjithmonë kam shkruar diçka, por e çuditshme është se nuk e kam patur asnjëherë atë shtysën për ta reklamuar. Nuk e di pse. Nuk e kam pas këtë.  Sink…. është një ide që të krijoj prapë disa këngë, im vëlla më ka thënë dhe kam filluar me menduar. Edhe të reja edhe të vjetra.”

Nuk është shume aktiv sot, e kjo sepse nuk mund te diktohet prej këngëtareve nëse nuk është diçka e linduri se brendshmi./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!