Një objekt i rënë në Mars bëri menjëherë që terocienët konspirativë të aludonin për një UFO dhe jetë jashtëtokësore në planetin e kuq.
Por NASA ka zbuluar se si qëndron e vërteta e fotos që bëri rrëmujë rrjetet sociale.
Në njoftimin zyrtar NASA thekson se objekti i rënë në Mars i cili duket si një rrënojë e vjetër, nuk është gjë tjetër veçse një nga ‘guaskat” të cilët përdoren nga austronautët për tu ulur në planetin e kuq.
Sipas ekspertëve të NASA-s zbritja për në planetin e kuq është tmerrësisht e vështirë, prandaj ka raste kur kupolat në të cilët ndodhen astronautët të bien me forcë dhe të pësojnë dëme.
/Abcnews.al/