Misteri i makinës pa targa në vendin e krimit në Elbasan

schedule16:26 - 21 Prill, 2021

schedule 16:26 - 21 Prill, 2021

Detaje të reja janë mësuar nga vrasja e Pjerin Xhuvanit pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit.

Një automjet tip “ML” pa targa shumë pranë vendit të ngjarjes thuhet se i përket viktimës Pjerin Xhuvani.

Lidhur me këtë makinë kandidati i PD-së në Elbasan, Gazmend Bardhi është shprehur se i përket Xhuvanit ndërsa e ka cilësuar si një eksponent kriminal.

Lexo edhe: Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan: Vetëdorëzohet autori, ish-efektiv i RENEA-s

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi  tha automjeti me të cilin udhëtonte Pjerin Xhuvani ishte e mbushur me para dhe karta identiteti ku dyshohej se do bëheshin pazare për të blerë votat në qytetin e Elbasanit.

“Makina që shikoni atje është e mbushur me karta identiteti dhe para e drejtuar nga prej eksponentëve te krimit te organizuar dhe trupin e shihni vete atje.” ka thënë Bardhi.

Ndërkohë një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes ndërsa pritet të zbardhet edhe misteri i makinës luksoze pa targa që dyshohet se u bë shkak për konfliktin e armatosur. /abcnews.al/