Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Misteri i grupit anonim që blen hapësirë publicitare në facebook kundër May

schedule13:26 - 22 Tetor, 2018

schedule 13:26 - 22 Tetor, 2018

Artikujt e një kompanie misterioze kanë tërhequr vëmendjen e opinionit publik në Britaninë e Madhe, pasi ka shpenzuar rreth 300 mijë euro në reklamime në Facebook. Artikujt, të cilët tashmë janë zhdukur, sulmonin ashpër kryemnistren Theresa May.

Ekziston një kompani misterioze e quajtur “Mainstream Network”, e cila në muajt e fundit ka shpenzuar më shumë se 250 mijë paund për të blerë hapësirë reklamash në Facebook, në të cilat u sulmua Kryeministrja britanike Theresa May. Por mbi të gjitha u promovua në rrjetin social nevoja për një “hard Brexit” , pra një dalje “e vështirë” e Mbretërisë së Bashkuar nga Unioni Evropian. Këto reklama kanë arritur mbi dhjetë milionë britanikë. Dhe tani ata u zhdukën në mënyrë misterioze.

Por kush qëndron prapa “Mainstream Network? Asnjë se di. Kjo platformë gjithashtu ka një faqe interneti përveç pranisë në Tëitter dhe sigurisht Facebook, por në artikujt e postuar në portalin (gjithçka rreth politikës dhe ekonomisë britanike dhe shumë shpesh me qëndrime radikale apo të së djathtës konservatore) nuk ka referencë për autorët, as ndonjë gjurmë tjetër. Sigurisht, njerëzit që orkestrojnë sajtin pas kuintave duhet të kenë shumë para në dispozicion, pasi kanë shpenzuar deri tani 257 mijë paund, rreth 300 mijë euro, për të përhapur idetë e tyre në Facebook.

Artikujt e publikuar nga “Mainstream Network” shpesh kanë synuar Theresa May dhe planin e saj të ashtuquajtur “Chequers”, e cila është draft marrëveshja që deri para pak muajsh Kryeministrja britanike i propozoi Bashkimit Evropian. Megjithatë Brukseli e ka refuzuar atë në mënyrë të prerë, sepse, sipas autoriteteve të BE-së, gjithashtu është e paekuilibruar në favor të interesave, veçanërisht tregtare, të Mbretërisë së Bashkuar. Më gjerësisht, propaganda e “Mainstream Netëork” promovon një dalje të ashpër, nëse jo brutale, të Mbretërisë së Bashkuar nga Unioni, duke u radhitur kështu me qëndrimet e konservatorëve më radikalë si Boris Johnson dhe Jacob Rees-Mogg që prej kohësh po sulmojnë kolegen e tyre partiake dhe kryeministren May. Megjithatë materialet janë zhdukur në mënyrë misterioze. Ky fakt është verifikuar pasi Facebook vendosi rregulla strikte lidhur me reklamimin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!