Misteri i blerjes historike të Spurs, Mourinho: Më kërkoi të mos luante!

schedule18:25 - 27 Dhjetor, 2019

schedule 18:25 - 27 Dhjetor, 2019

Tottenham përmbysi rezultatin kundër Brighton dhe siguroi një trepikësh të rëndësishëm në garën për një vend në katërshen e parë. Diferenca me Chelsea ka shkuar sërish 3 pikë, por në kampin e Spurs ka një çështje për t’u zgjidhur.

Klubi londinez kreu shpenzimin më të madh në histori në verë dhe pagoi 62 milionë euro te Lyon për kartonin e Tanguy Ndombele. 22-vjeçari francez e nisi mirë aventurën me ekipin e ri dhe shënoi gol që në debutim.

Më pas minutat në fushë filluan të rrallohen dhe në ndeshjen e fundit nuk u grumbullua fare nga Jose Mourinho. Trajneri portugez befason me deklaratën e dhënë pas fitores kundër Brighton në lidhje me mesfushorin e ekipit.

Nuk mund të them që është i dëmtuar. Ndombele më tha përpara ndeshjes se nuk ishte në gjendje për të luajtur. Frika e tij nuk bazohet vetëm në problemet fizike“, thekson Mourinho. Diçka e tillë konfirmon problemet psikologjike të lojtarit, teksa në ditët në vijim pritet të mësohet më shumë për gjendjen e tij. /abcnews.al