Mjekët japonezë kanë zbuluar variantin e përhapjes së shpejtë të koronavirusit të ri të zbuluar për herë të parë në Britani në tre persona që nuk kishin udhëtuar atje, tha të hënën ministria e shëndetësisë.
Të tr të 8infektuarit, nga mosha 20-vjeçare deri në 60-vjeç jetonin në prefekturën Shizuoka, rreth 125 milje në perëndim të Tokios . Për herë të parë ata kishin simptoma në fillim të janarit, konfirmoi ministria.
Një zyrtar i ministrisë së shëndetësisë tha se autoritetet po hetojnë se si u infektuan të tre, duke shtuar se nuk kishte ende prova që varianti i parë i zbuluar në Britani po përhapet në Shizuoka tani, raporton Reuters.
Japonia deri më tani ka zbuluar 45 raste të varianteve të reja të virusit që janë parë për herë të parë në Britani , Afrikën e Jugut dhe Brazil , tha ai. /abcnews.al