Mision i pamundur për Japoninë, Lojërat Olimpike ende në pikëpyetje

schedule13:44 - 22 Janar, 2021

schedule 13:44 - 22 Janar, 2021

Ende nuk dihet se cili do të jetë fati i Lojërave Olimpikë këtë verë. Të drejtën e organizimit e ka fituar Tokio, por gjithçka do të varet nga pandemia e Covid-19. Japonia është e vendosur që lojërat do të zhvillohen sipas planit, por fillimisht duhet të vaksinohet e gjithë popullsia e saj.

Vendi aziatik shpreson që të fillojë vaksinimin në masë në fund të muajit shkurt, por ende nuk ka aq shumë siguri që të gjithë të marrin dozën e tyre. Bëhet fjalë për 127 milionë banorë dhe deri në korrik duket një mision i pamundur.

Gjithesesi, kryeministri japonez, Yoshihide Suga, ka siguruar marrëveshje me tre prodhues të huaj të vaksinës që janë: Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca. Ky veprim shikohet si një vendosmëri nga ana e tyre për të organizuar Lojërat Olimpike. Kujtojmë që ato ishin planifikuar të zhvilloheshin vitin e kaluar, por dhe për këtë vit ende ka shumë pikëpyetje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!