Mishi i pitonit mund të jetë në menutë në mbarë botën

schedule15:50 - 18 Mars, 2024

schedule 15:50 - 18 Mars, 2024

Një studim i ri nga një ekip ndërkombëtar ekspertësh shqyrtoi mundësinë e mbarështimit të pitonëve në një shkallë tregtare dhe çfarë ndikimi mjedisor do të kishte një praktikë e tillë në krahasim me blegtorinë.

Rezultatet janë premtuese. Gjarpërinjtë u rritën me shpejtësi, edhe gjatë periudhës së agjërimit, dhe raporti i sasisë së mishit të marrë me sasinë e ushqimit të ngrënë ishte jashtëzakonisht i mirë. Ata ushqehen me pula dhe brejtës, por mund të ushqehen edhe me mbetje nga industria e mishit.

Gjithashtu, mbarështimi i gjarpërinjve ka një avantazh tjetër.

Aftësia e tyre për të rregulluar proceset metabolike gjatë periudhës së agjërimit për të ruajtur gjendjen e organizmit do të shërbente si një faktor shumë i rëndësishëm në zonat ku një furnizim i qëndrueshëm ose kushtet optimale meteorologjike nuk janë gjithmonë të garantuara”, thotë herpetologu Daniel Natuš nga Universiteti i Macquarie i Australisë.

Ekipi i tij studioi dy lloje pitonësh,  ‘malayopython reticulatus’ dhe ‘python bivittatus’, ndërsa ata u rritën për një vit në fermat në Tajlandë dhe Vietnam, dhe më pas u përdorën për ushqim.

Raporti i ushqimit të ngrënë dhe mishit të përftuar te pitonët është 1,2, ndërsa te salmoni është 1,5, te shpendët 2,8, derrat gjashtë dhe gjedhët dhjetë.

“Studimi ynë konfirmoi se është biologjikisht dhe ekonomikisht e mundur të rriten pitonët për përdorim komercial të mishit”, thonë studiuesit.

Edhe pse mishi i gjarprit nuk do të arrijë tek kasapët brenda natës, rezultatet e studimit treguan se pitonët një ditë mund të bëhen një burim ushqimi i qëndrueshëm dhe ekonomik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!