Problemet në kavilje po e mbajnë Paul Pogba larg fushave të blerta. Mesfushori francez mungoi në ndeshjen kundër Newcastle dhe humbi grumbullimin me kombëtaren franceze për ndeshjet kundër Islandës dhe Turqisë.
Ole Gunnar Solskjaer nuk do ta ketë kampionin e botës në dispozicion gjatë këtij muaji. Sipas raportimeve të mediave angleze, Pogba do të humbasë sfidat kundër Liverpool, Partizan Beograd, Chelsea dhe Norwich .
“Djajtë e kuq” shpresojnë ta kenë të gatshëm për duelin e 2 nëntorit kundër Bouremouth në transfertë, edhe pse nuk duan të nxitohen me rikuperimin e tij. /abcnews.al