Mirror: Simon Kjaer heroi, u bë shpëtimtari i Eriksen me veprimin e tij

schedule22:22 - 12 Qershor, 2021

schedule 22:22 - 12 Qershor, 2021

Simon Kjaer po konsiderohet një hero për atë që bëri në momentin e rrëzimit të Christian Eriksen, në ndeshjen mes Danimarkës dhe Finlandës.

Mesfushori ra pa ndjenja në fushë dhe qendërmbrojtësi i Milanit ishte i pari që shkoi drejt shokut të skuadrës që ishte i shtrirë në tokë.

 

Mirror shkruan se Kjaer ishte ai që e ktheu me shpinë Eriksen, i liroi rrugët e frymëmarrjes dhe nisi masazhin e zemrës.

Ndihma e parë e tij ishte shumë e rëndësishme. Më pas e morën mjekët në dorë. Kjaer ndërkohë nuk u ndal me kaq, pasi shkoi edhe pranë bashkëshortes së Eriksen për ta inkurajuar. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!