Sezoni i Paul Pogba ka përfunduar për shkak të problemit në pulpë që mori në ndeshjen ndaj Liverpoolit dhe gjithashtu janë të shumtë ata që mendojnë se francezi ka mbyllur kapitullin me fanellën e Manchester United.
“Daily Mirror” raporton se ish-lojtari i Juventusit ka njoftuar në dhomat e zhveshjes se nuk do të rinovojë kontratën e tij me “Djajtë e Kuq”. Pogba gjithashtu është larguar nga grupi i Whatsapp në të cilin janë të pranishëm shokët e ekipit.
Për mesfushorin francez interes të madh po tregon ekipi i PSG-së./h.ll/abcnews.al