“Mirlindi, një lojtar shumë shoqëror dhe luftarak”, trajneri i Rubin Kazan: Është njeri shumë pozitiv

schedule14:16 - 26 Qershor, 2024

schedule 14:16 - 26 Qershor, 2024

Pati shumë shqetësim për atë që do të ndodhte kur të kthehej në ekip. Mirlind Daku mbetet gjithmonë një futbollist i Rubin Kazan në Premier Ligën e Rusisë, dhe trajneri i tij, Rashid Rahimov, u pyet nga faza përgatitore, se çfarë mendon për veprimin e sulmuesit kuqezi në Europian, vepritm që “detyroi” UEFA-n, ta pezulloje me dy ndeshje pasi ofendoi popullin maqedonas në përfundim të ndeshjes Shqipëri-Kroaci.

“Padyshim që ajo që bëri ai është negative. Natyrisht, ne duhet të marrim parasysh gjendjen emocionale të futbollistit. Unë kam folur me të, dhe kuptohet që ndonjëherë njeriu nuk e kupton se çfarë është gjëja e duhur, dhe jo e duhur. Në radhë të parë ai është një futbollist, I cili e ka treguar cilësinë e tij në fushën e lojës”.

Rahimov pyetet se mos ky veprim I Dakut mund të krijojë probleme për të me shokët e skuadrës?

“Nuk mendoj se kjo do të krijojë probleme në skuadër. Të gjithë e njohin mirë Mirlindin dhe e dinë se ai nuk vepron kurrë me qëllim të keq. Ai është shumë luftarak, dhe shumë shoqëror. Jam I bindur se ai tani është shumë I penduar për këtë gjë. Natyrisht, që herë tjetër ai duhet të mendohet më mirë kur të flasë”.

Mirlind Daku ishte futbollisti më i mirë i Rubin Kazan, sezonin e kaluar me 10 gola e 4 asistë në Premier Ligën ruse. /i.m /acbcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!