Mirlind Daku në historinë e futbollit dardan: Ndjenjë e papërshkrueshne!

schedule09:19 - 11 Maj, 2021

schedule 09:19 - 11 Maj, 2021

Mirlind Daku është futur në historinë e futbollit dardan, pasi ka vendosur rekordin e golave të shënuar brenda një sezoni në kampionatin elitar të futbollit.

Sulmuesi i Ballkanit ka shënuar 28 gola këtë sezon dhe pret të marrë “Këpucën e Artë”. Daku ka mundësinë ta shtojë numrin e golave, pasi janë edhe për t’u luajtur edhe dy ndeshje.

Për këtë arritje, sulmuesi që në Superiore ka luajtur me Kukësin për gjashtë muaj, shkruan: “Ndjenjë e papërshkruar që të thyej rekordin si golashënuesi më i mirë brenda një sezoni në historinë e futbollit kosovar.

Dua ta falënderojë klubin tim Ballkanin, trajnerët Ismet Munishi dhe Bledi Shkembi, presidentin Arsim Kabashi si dhe gjithë bashkëlojtarët e mi që pa ta këta gola nuk do të ishin. 

Qëllimi ishte titulli i kampionit, por rrethanat ishin asisoji që nuk ia dolëm. Faleminderit Suharekë,Faleminderit Xhebrailat 1992. Zoti është i madh”. Daku është i huazuar te Ballkani, pasi kartonin e tij e zotëron Osijeku. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!