Qytetarët ukrainas në të gjithë territorin janë bërë një barrikadë thuajse e pakalueshme për ushtarët rusë pavarësisht armatimit të tyre, apo bombardimeve të njëpasnjëshme.
Por ajo që ka tërhequr vëmendjen e mediave botërore është sjellja e qytetarëve nga vjen edhe presidenti ukrainas Volodomir Zelensky.
Sapo hyn në Kryvyi Rih sheh një tabelë të madhe ku shkruhet ‘Mirë se erdhe në ferr okupator rus’, një mirëseardhje e qartë për pushtuesin, duke e paralajmëruar edhe për fatin që e pret.
Në këtë qytet minerar, banorët janë organizuar për t’i bërë ballë çdo sulmi, ndërsa deklarojnë se do të japin jetën për vendin dhe presidentin etyre i cili tashmë ëhstë kthyer në herioin e botës.
“Të gjithë ne këtu dhe në Ukrainë jemi bashkë krah Zelenskit. Ai është një luftëtar i guximshëm që zgjodhi të qëndrojë në mesin e popullit të tij dhe t’i bashkojë ata, Ai na ka frymëzuar. Nuk ka të bëjë vetëm me mbështetjen tonë për të, por me mbështetjen e tij për ne. Ai duhet të dijë se qyteti i tij është gati për të luftuar “tha kreu i administratës ushtarake të qytetit, Aleksandr Vilkul, dikur një rival politik i Zelensky, të cilin e njeh që kur ishin studentë në universitetin lokal.
Plani i qytetarëve dhe banorëve të qytetit ku ka lindur Zelensky ëhstë mjaft i qartë, të luftohet për çdo metër tokë, për të mos i krijuar asnjë hapësirë armikit./ Abcnews.al/ Burimi The Times