Mirela Kumbaro në “Refleksione”: Kam rrezikuar jetën për lirinë e fjalës

schedule21:09 - 19 Janar, 2021

schedule 21:09 - 19 Janar, 2021

Mirela Kumbaro, e njohur në publik si politikane, përkthyese dhe publicistë, deklaron se ka rrezikuar jetën e saj për lirinë e fjalës. E ftuar në emisionin “Refleksione”, Kumbaro deklaon se pas viteve ‘90 ishte e përfshirë si familje në media. Ajo deklaroi se kur partia demokratike erdhi në pushtet pas rrëzimit të diktaturës, përdori fiks, mjete që kishte përdorur diktatura për të shtypur fjalën e lirë.

Kumbaro theksoi se vetëm BBC dhe VOA në shqip ishin mediat e lira në vitet ‘90, pasi kushdo që donte të përhapte fjalën e mirë në vitet ‘90 përballej me regjimin që instaloi PD.

“Në një periudhë kur pushteti pretendonte se po ndërtonte demokracinë, përdori fiks, mjete që kishte përdorur diktatura për të shtypur fjalën e lirë, që teorikisht e kishte mundësinë por praktikisht nuk dinin sesi bashkohej, por dhe pushteti nuk kishe mjete të tjera, sepse nuk dinte, sepse nuk munden eksponent të cilët dalin nga kudhra e diktaturës, seç ishte Sali Berisha të përdorte mjete demokratike, pasi nuk i dinte. Kjo solli që në vitet 90 nuk kishte media private.

Me përjashtim të “Koha Jonë” dhe “RD”, këtë të dytën se zë më në gojë se ishte një mekanizëm i njëjtë, si “Zëri i Popullit” dikur për diktaturën. Të vetmet media të lira ishin ato të huaja si “BBC” dhe “VOA” në shqip. Në këtë kohë ishin po të njëjtat forca të errëta që dhunuan e kërcënuan këta gazetarë dhe u dogjën redaksitë.

Dhe kur  ke rrezikuar si unë edhe jetën për lirinë e fjalës zor se ka ndonjë teori që mund të më thotë sot se jemi në një sistem ku liria e medias nuk ushtrohet,” deklaroi Kumbaro ndër të tjera në emisionin “Refleksione”./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!