Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Mirela! Dil pastro plazhet nga gjallesat me dy këmbë, po na vrasin

schedule10:53 - 6 Gusht, 2022

schedule 10:53 - 6 Gusht, 2022

Nga Irena Beqiraj

Mirelë! Dil pastro e siguro plazhet nga gjallesat me dy këmbë !

Për një njeri që noton 2 km cdo ditë si unë, skafet motorrët e ujit janë bërë jo vetëm të padurueshëm por edhe të frikshëm .



Jo vetëm që nuk dinë ti përdorin , por e kanë kaq të vështirë të mbajnë distancat nga zona e rrethuar , madje aty bëjnë spektakël manovrash, sa të bejnë të mendosh se kutinë midis dy vesheve e kanë krejt bosh . As shohin, as mendojnë, për të dëgjuar jo e jo .

Liria e tyre për të lëvizur të motorizuar në ujë, duhet të marrë fund për sa kohe nuk e kemi kulturën e respektimit të lirisë së tjetrit !

I NDALONI NJE HERE E MIRE !

Fotoja flet vet !! Pasi i ka vrarë fëmijen ngre edhe duart drejt babait!

E DASHUR MINISTRE E TURIZMIT ! Me plehra jemi mësuar , cdo vit e pastrojmë vetë plazhin , mos hajde e mos u lodh të heqesh asnjë qese ! Por këtij tipit edhe shokëve të tij që jo fare cuditërisht kanë të gjithë këtë tipologji e fizionomi, nuk ua dalim dot , aq me tepër kur janë edhe pjesë e policisë “që duam “.
Bashkë me kolegë e me shefin , dil e na i pastro e siguro plazhet nga gjallesat me dy kembë !

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!