Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Mirë se vjen në këtë botë të çmendur vogëlushe!”, ditë speciale për Maguire

schedule22:18 - 10 Maj, 2020

schedule 22:18 - 10 Maj, 2020

Harry Maguire është mbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e futbollit. Leicester City kreu një biznes të shkëlqyer me Manchester United verën e kaluar dhe shiti 27-vjeçarin te gjiganti anglez për shumën e 87 milion eurove.

Dita e djeshme ka qenë fatlume për shtatlartin anglez. Ai është bërë baba për herë të dytë. Gruaja e tij, Fern Hawkin ka sjellë një jetë një vajzë, e cila është quajtur Piper Rose, pikërisht nëntë muaj pasi kompletoi transferimin e tij në “Old Trafford”.

Një kuriozitet i bukur, pasi edhe djali i familjes Maguire erdhi në jetë 9 muaj pas fitores së Anglisë kundër Kolumbisë në duelin për një vend në çerekfinalet e Botërorit Rusi 2018. “Tre Luanët” triumfuan pas goditjeve të penalltive dhe Maguire u aktivizua si titullar atë ndeshje.



Mirë se vjen në këtë botë të çmendur, vogëlushe! Piper Rose Maguire”, shkruan lojtari i kombëtares angleze, teksa kanë vërshuar lumë urimet e shumta të tifozëve. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!