Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka mirëpritur të hënën në Kremlin homologun e tij kinez, Xi Jinping, i cili rikthehet në Rusi pas katër vjetësh.
Ai e viziton Rusinë në kohën kur ky shtet po përballet me izolim ndërkombëtar për shkak të luftës në Ukrainë.
“Mirë se vjen mik i dashur”, i ka thënë Putin Xi-së në Kremlin, shkruan REL.
Vizita e Xi-së në Kinë i jep mundësi Putinit të pretendojë se nuk është i bllokuar nga e gjithë bota, pavarësisht se për të është lëshuar një urdhërarrestim nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, lidhur me supozimet për krime lufte.
Lufta e Rusisë në Ukrainë – e nisur më 24 shkurt 2022 – pritet të jetë tema kryesore e diskutimeve në mes të liderëve të të dyja vendeve.
Muajin e kaluar, Kina e ka prezantuar një plan të paqes për luftën në Ukrainë, në të cilin përmendet armëpushimi dhe bisedimet mes palëve./abcnews.al