“Mirë me vjehrrën, mirë me burrin”, opozita parlamentare braktis seancën plenare

schedule14:41 - 9 Korrik, 2020

schedule 14:41 - 9 Korrik, 2020

Deputetët e opozitës parlamentare kanë braktisur sërish seancën plenare para përfundimit të saj.

Ka qenë kreu i grupit parlamentar demokrat Myslim Murrizi ai që i ka kërkuar kolegëve të tij të lënë sallën, duke deklaruar se nuk do të bëhen pjesën e pazareve të kreut të grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla.

Murrizi deklaroi se përveç hapjes së listave, ata kërkojnë edhe përjashtimin e komisionerëve dhe numëruesve partiakë nga procesi zgjedhor.

“Balla dëgjova me vëmendje gjatë fjalës suaj sikletin që keni sepse doni të tregoheni burra të mirë me të gjithë. Kësaj i përgjigjet kënga e Artjola Toskës “Mirë me vjehrrën, mirë me burrin”. Ju bëni marrëveshje me të gjithë.

Po të shkojmë në referendum të pyesim qytetarët shqiptarë. Ju votoni çfarë ju jep urdhër roja i gardhit. Kemi kërkuar që të ketë prag zgjedhor që asnjë të mos hypë në kurriz të askujt. Kemi kërkuar që votat të numërohen jo nga militantë politikë. Pse duhet të kenë besim te ju, tre hajdutë. Nëse ju si maxhorancë keni hapur ankand, dhe i jepni fjalën atyre që janë jashtë kësaj salle se do  t’i bëni 84 vota harrojeni.

Qytetarët ju kanë dhënë 74 mandate. Me trasta dhe joshje, Balla jo nuk do t’i bëni ato vota për të votuar një pazar të pistë që është lënia në fuqi e paçavures së prillit të vitit 2008. Mes dy gjellëve të pista shqiptarët nuk do jenë më.

Do hapim listat nëse doni konsesusin tonë dhe komisioner dhe numërues nga partitë nuk do ketë. Ftoj kolegët e mi opozitarë të lëmë sallë dhe Balla të vazhdojë markatën”,tha Murrizi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!