Rikthehet dhunë në futbollin shqiptar. Ditën e sotme në fundin e pjesës së parë është ndërprerë takimi midis Sopotit dhe Mirditës, që po luhej në stadiumin e Cërrikut. Shkak u bë goditja e gjyqtarit vlonjat Klajdi Qendraj, nga një lojtar i Mirditës.
Gazetari i ABC, Aldo Kozarja raporton se lojtari pasi ka shkuar në dhomat e zhveshjeve është larguar nga dritarja e banjos. Policia është vënë në kërkim të tij, madje e ka proceduar.
Ndërsa lojtarët e Mirditës bashkë me stafin po merren në pyetje në komisariatin e Cërrikut. Sopoti po kryesonte 2-1 në momentin që u anulua ndeshja./ Abcnews.al