Mirdita dhe Luzi 2008 janë skuadrat që nuk njohin rezultate negative në tre javët e para të kampionatit në Kategorinë e Dytë. Skuadra veriore ka triumfuar në transfertë me Adën e Velipojës dhe ka marrë pikët e plota. Po jashtë fushe ka fituar edhe Luzi 2008.
Ekipi nga Kavaja ka mposhtur me rezultatin 0-2 Vllazninë B në Shkodër dhe ndan kreun me Mirditën. Ka triumfuar edhe Sopoti, që gjithashtu nuk njeh humbje. Skuadra nga Librazhdi mposhti Tiranën B, me rezultatin 1-2. Më në fund Kamza ka marrë fitoren e parë, pasi theu 2-1 skuadrën e Spartakut. E vetmja ndeshje e mbyllur në barazim është Gramshi Klosi. Të shtunën është luajtur Vora-Partizani, që u fitua nga vendasit.
KATEGORIA E DYTË – JAVA 3
E diel, më 13 tetor, ora 14:00
GRUPI A
FK Kamza- Spartaku 2-1
Vllaznia B-Luzi 2008 0-2
Ada-Mirdita 1-2
Gramshi-Klosi 1-1
Tirana B- Sopoti 1-2
*Vora-Partizani 1-0
/abcnews.al