Miratohet transgjinorja e parë në qeverinë amerikane

schedule15:01 - 25 Mars, 2021

schedule 15:01 - 25 Mars, 2021

Rachel Levine, pas miratimit të senatit është bërë transgjinorja e parë në historinë amerikane, që mban një post të lartë në qeverinë federale.

Ajo do të jetë zv/ministrja e shëndetësisë.  Një vendim historik sidomos pas viteve në të cilat Donald Trump u shpalli luftë transgjinorëve. Emërimi për Levine mori mbështetjen e të gjithë demokratëve dhe dy republikanëve, ndërsa e djathta fetare e kundërshtoi ashpër kandiaturën.

Levine ka lindur në Masacusets në 1957-ën, në një familje konservatore hebreje, ajo gjithnjë tregon se ndihej vajzë – që e vogël.

Ajo u regjistrua në Harvard për tu bërë një mjeke që të ndihmonte fëmijët për shkak të fëmijërisë së saj të mbyllur. Vetëm në vitin 2011 ajo u përball me vendimin e rëndësishëm për t’u transformuar totalisht nga burrë në grua. Në atëkohë kishte një bashkëshorte dhe dy fëmijë, por u divorcua në vitin 2013.

Pas emërimit të saj, Levine tha se ishte krenare për punën që a ka bërë për të adresuar pandeminë e Covid, për të luftuar sëmundje si HIV dhe për të rritur ndërgjegjësimin për çështjet e LGBT-së.

Presidenti amerikan Biden u shpreh se Levine është personi i duhur për këtë post./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!