Kombet e Bashkuara kanë miratuar një rezolutë për të bërë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gaza.
Rezoluta nuk është ligjërisht e detyrueshme – por është shumë simbolike dhe treguese e pikëpamjeve të botës për konfliktin.
153 anëtarë votuan pro, 10 kundër dhe 23 abstenuan, shkruan Sky News.
Formulimi i kësaj rezolute, e cila tashmë është miratuar, përfshin; thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar; kërkon që të gjitha palët të respektojnë detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar – veçanërisht në lidhje me mbrojtjen e civilëve; një kërkesë për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve, si dhe sigurimin e aksesit humanitar./abcnews.al