Miratohet protokolli sanitar, Spadafora: Serie A më 13 qershor? Dy janë kushtet

schedule18:54 - 19 Maj, 2020

schedule 18:54 - 19 Maj, 2020

Futbolli në Itali është afër rikthimit. Protokolli higjieno-sanitar i hartuar nga Federata (FIGC), është miratuar nga Komiteti Shkencor Teknik. Diçka e tillë lejon skuadrat të nisin stërvitjet kolektive, ndërsa ditët e ardhshme do të merret vendimi përfundimtar për datën e rinisjes së Serie A.

Shumë debat u bë në vendin fqinj rreth protokollit shëndetësor. Modifikimet e bëra në të nuk munguan dhe sot u arrit dakordësia totale më në fund. Tani pritet vetëm data zyrtare e rikthimit në fushë të dueleve mes skuadrave italiane.

Kjo mund të ndodhë më 13 qershor. Ministri i Sporteve të Italisë, Vincenzo Spadafora foli për Italpress rreth kësaj date. “Nuk është objektiv vetëm rifillimi i kampionatit, por edhe përfundimi i tij. Shpresoj që të fillojmë sa më shpejt.

Për momentin nuk kemi shumë siguri, e rikujtoi një gjë të tillë edhe kryeministri Conte. 13 qershori mund ta na gjejë në fushë, gjithmonë kurbat e koronavirusit vijojnë të bien, ashtu si edhe numri i personave të vdekur“, theksoi Spadafora.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!