Projektbuxheti 2021: Sa para shkojnë për pronarët dhe të përndjekurit

schedule10:48 - 20 Tetor, 2020

schedule 10:48 - 20 Tetor, 2020

Qeveria ka parashikuar një fond prej 3 miliard lekësh për kompensimin e pronarëve si edhe 1 miliard lekë për të përndjekurit politik, shkruan abcnews.al.

Shuma për pronarët dhe të përndjekurit është parashikuar në projketbuxhetin për vitin 2021, në të cilën është parashikuar edhe një fond prej 22.2 miliard lekësh për ndihmën ekonomike dhe 800 milion lekë për pagesën e papunësisë. Gjithashtu, 2.2 miliard lekë janë parashikuar për bonusin e lindjes.

Lexo edhe: Miratohet projektbuxheti 2021, sa rriten pagat për mjekët, infermierët dhe mësuesit

Në total, qeveria ka planifikuar që në vitin 2021 të shpenzojë 587.6 miliard lekë, ndërkohë që të ardhurat janë planifikuar të jenë 479 miliard lekë me një deficit buxhetor prej 6.5 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Treguesit e deficitit buxhetor janë më të lartat e viteve të fundit dhe sipas qeverisë janë ndikuar nga pandemia si edhe goditja që mori ekonomia e vendit prej tërmetit të 26 nëntorit./abcnews.al