389 milionë euro parashikohet të investohen në kryeqytet vitin e ardhshëm.
Buxheti i viti 2025 per tiranen u miratua vetem me votat e mazhorancës ne mbledhjen e fundit te keshillit bashkiak.
Ne nisje te mbledhjes kryebashkiaku veliaj prezantoi disa prej projekteve kryesore te vitit te ardhshem.
Terminali i ri i autobuzëve në kthesën e Kamzës, autobuzë elektrikë për tre linjat e transportit qytetas atë Kombinat –Kinostudio, Tirana e re dhe unaza dhe udhëtimi falas i pensionistëve me autobus në kryeqytet nga janari, ishin disa prej tyre.
Në proces ndërtimi dhe rikonstruksioni sipas kryetarit të bashkisë janë shtatë objekt arsimore.
Ndërkohë në pikat kryesore të qytetit bashkia në bashkëpunim me policinë do të instalojë kamera me rezolucion të lartë për të identifikuar keqbërësit.
Në mbledhje u miratua gjithashtu dhe nisma për ushqim falas në shkollat 9 vjeçare të Tiranës nga shtatori i vitit që vjen dhe mbështetja me bursë për nxënësit ekselentë.