Miratohen datat e reja në Rumani, ja kur do të mbahen zgjedhjet presidenciale

schedule17:38 - 16 Janar, 2025

schedule 17:38 - 16 Janar, 2025

Zgjedhjet presidenciale në Rumani do të zhvillohen me dy raunde në datat 4 dhe 18 maj.
Qeveria e koalicionit të Rumanisë miratoi këtë të enjte datat e reja të zgjedhjeve dhe forcoi rregullat e fushatës zgjedhore për platformat e mëdha të rrjeteve sociale përfshirë Tiktok.

Në mes të dyshimeve për ndërhyrje ruse që Moska i ka mohuar, gjykata më e lartë e vendit shpalli pavlefshmëri të votimit dhe urdhëroi që qeveria të organizojë një përsëritje të plotë të tij.
Komisioni Evropian muajin e kaluar nisi procedura formale kundër TikTok për dyshimin e ndërhyrjeve në zgjedhje, sidomos gjatë zgjedhjeve presidenciale në Rumaninë.
Të enjten, qeveria lëshoi një dekret që përcaktonte se materialet e fushatës duhet të shënjohen qartë si përmbajtje zgjedhore dhe sponsorizuesit e tyre të identifikohen.

Platformat e mediave sociale duhet të heqin përmbajtjen që nuk i përmbush rregullat brenda pesë orëve nga kërkesa e zyrtarëve zgjedhorë rumunë, ose të rrezikojnë gjoba nga 1% deri në 5% të të ardhurave të tyre. Megjithatë mbetet e paqartë procesi i lësjimit të gjobave për subjekte të cilat nuk janë të regjistruara. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!