Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Miratimi i rezolutës së BE, Pampuri: Reflektohen shqetësimet e ngritura nga opozita

schedule14:51 - 2 Dhjetor, 2022

schedule 14:51 - 2 Dhjetor, 2022

Në një lidhje direkte me studion e ABC Live deputetja e grupit parlamentar të PD Oriola Pampuri u shpreh që rezoluta e miratuar ditën e djeshme nga Parlamenti Europian reflekton shqetësimet e ngritura nga opozita në parlamentin shqiptar dhe në Progres Raportin e Komisionit Europian.

Për Pampurin në rezolutë janë përmendur të gjitha ato shqetësime të përmendura nga opozita në Kuvend të tilla si siguria kibernetike, mbrojtja e të dhënave personale, liria e medias, korrupsioni, zgjedhjet e ndershme etj.

 

Rezoluta i kërkon mazhorancës që ta kthejë procesin e integrimit në një proces kombëtar duke përfshirë opozitën dhe Kuvendin në këtë proces.

Sipas deputetes së PD Oriola Pampuri, përfaqësuesit e Partisë Demokratike kanë ngritur shqetësimin e zgjedhjeve, manipulimit të tyre, blerjes së votës dhe këto janë përfshirë në Rezolutën e miratuar.

Për deputeten e PD, ‘në asnjë moment nuk u përmend Open Balkan por vetëm Procesi i Berlinit. Kryeministri ka qenë një nga mbështetësit më të mëdhenj të ‘Open Balkan’, momenti që u diskutua dje ka qenë një qasje drejt procesit të Berlinit, dje ka qenë kjo qasje, ka aprovuar atë që opozita ka qenë në mbështetje gjatë gjithë kësaj periudhe’, tha Pampuri.

Gjithashtu, sipas deputetes të PD Oriola Pampuri, miratimi i rezolutës është një nismë pozitive. Në qëndrimin e saj, BE i referohej dhe ‘pasaportave të artave’ dhe amnistisë fiskale, të cilat BE nuk i pranon.

Mos shtrembërimi i votës, dhe çështja e integritetit të zgjedhjeve, është një nga pikat më të rëndësishme të rezolutës së miratuar dje, të mos shtrembërohet vota, është një hap shumë pozitiv për deputeten e PD Oriola Pampuri.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!