Miratimi i ndihmës për Ukrainën, Orban: E bëra gjithçka për vendin tim

schedule09:32 - 2 Shkurt, 2024

schedule 09:32 - 2 Shkurt, 2024

Kryeministri hungarez Viktor Orban tha sot se ai kishte “bërë gjithçka” për vendin e tij përpara se të binte dakord për një paketë të re ndihme europiane prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën, duke shtuar se ai kishte shmangur rrezikun që Budapesti të humbiste fondet e BE-së.

27 udhëheqësit e BE-së ranë dakord njëzëri të enjten për të ofruar 50 miliardë euro shtesë ndihmë gjatë katër viteve të ardhshme për Ukrainën.

Marrëveshja u njoftua shumë shpejt, pavarësisht faktit se për javë të tëra Hungaria,  një vend që ka refuzuar të dërgojë armë në Ukrainë që nga shpërthimi i luftës me Rusinë  ka shprehur kundërshtimin e saj për sigurimin e burimeve shtesë për Kievin, një çështje për të cilën vendosi veton në dhjetor.

Në një intervistë, Orban tha se marrëveshja e djeshme ishte e mirë.

“Bëra gjithçka. Nëse kjo marrëveshje nuk do të ishte arritur dhe Hungaria do të përdorte ende të drejtën e vetos, atëherë 26 vendet anëtare do të kishin rënë dakord që të miratonin paratë për Ukrainën dhe ata do të përdornin burimet e destinuara për Hungarinë për tua dhënë atyre që po dërgojnë ndihmë gjithashtu në Ukrainë”, tha ai.

“Ne nuk dërgojmë armë në Ukrainë, ne i marrim paratë tona nga Brukseli dhe do të kontribuojmë në financimin politik të Ukrainës,” shpjegoi kryeministri hungarez.

Pasi liroi disa nga fondet e BE-së të destinuara për Hungarinë në dhjetor, Komisioni Evropian ende po mban rreth 20 miliardë euro nga Budapesti për shkak të shqetësimeve për sundimin e ligjit në Hungari.

Orban në intervistën e tij sot përsëriti se negociatat e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë duhet të fillojnë me afrimin e përvjetorit të dytë të fillimit të luftës dhe “koha është në anën e palës ruse” .

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!