Mira Murati zbulon start up-in e ri: Do krijojë modele që mbështesin bashkëpunimin njerëzor me AI

schedule14:35 - 19 Shkurt, 2025

schedule 14:35 - 19 Shkurt, 2025

Shqiptarja Mira Murati e cila ka qenë shefja e teknologjisë në Open AI, ka bashkuar forcat me disa drejtues të ChatGPT për të nisur në startup të ri të inteligjencës artificiale . Kompania, e quajtur Thinking Machines Lab, do të fokusohet në ndërtimin e modeleve dhe produkteve të inteligjencës artificiale që mbështesin më shumë “bashkëpunim njerëzor me intelingjencën artificiale ” në çdo fushë të profesioneve te ndryshme.

Thinking Machines Lab shkroi ne websiten e saj së ata do të punojnë për ndërtimin  e versioneve të inteligjencës artificiale që mund të përshtaten në spektrin e plotë të ekspertizës njerëzore dhe të mundësojë përdorimin  e kësaj teknologjie në sektorë të ndryshëm.

Mira Murati, shqiptarja e cila do të drejtojë këtë Start Up revolucionar ka rekrutuar në ekipin e saj John Schulman i cili ishte bashkëthemelues i Open AI si dhe Barret Zoph qe ishte zevendespresident i Open AI. Emra te tjere qe shqiptarja ka rekrutuar nga Open AI përfshijnë edhe Lilian Weng e cila ka qene zevendëspresidente e sigurisë.  Nga 30 anëtar aktual të stafit, shumica prej tyre janë nga kompania Open AI sipas vëzhgimeve të kryera nga BloomBerg.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Mira Murati ka qenë e angazhuar përgjatë javëve të fundit në gjetjen e kapitalit dhe investimeve për këtë StartUP ku shifra që synon të mbledh është 1 miliardë dollarë.

Thingking Machines Lab, starup-I i themeluar nga Mira Murati nuk ka ende një produkt apo model program megjithatë kompania pretention se ka një filozofi të ndryshme nga kompanitë e tjera të inteligjencës artificiale. Ky Start Up synon te ndërtojë një bashkëpunim mes njerëzve dhe inteligjencës artificiale për të arritur një eficencë të lartë në punë të ndryshme.

Shqiptarja Mira Murati, e diplomuar ne Inxhinieri Mekanike iu bashkua Open AI ne vitin 2018 dhe u be shefja e Teknologjisë në këtë kompani në vitin 2022.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!