Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Miqtë u bllokuan në restorant”! Greku rrëfen tmerrin nga terrori: Vjena e rrethuar nga snajpera

schedule23:13 - 2 Nëntor, 2020

schedule 23:13 - 2 Nëntor, 2020

Vjena është terrorizuar mbrëmjen e sotme nga një sulm i koordinuar në 6 pika të ndryshme të qytetit, ku deri tani raportohen disa viktima dhe shumë të plagosur.

Shumë njerëz janë bllokuar në zona të ndryshme, pasi Ministri i Brendshëm u bëri thirrje që të mos lëviznin. Një qytetar grek rrëfen sulmin terrorist që e pa me sytë e tij.

Ndodhi pranë një kishe. Miqtë e mi janë të mbyllur në katin e parë të një restoranti. Ata nuk lejohen të dalin sepse janë relativisht afër dhe ende nuk i kanë gjetur autorët. 

Jashtë ka snajperë dhe shumë oficerë policie. Në zonën ku ndodhi sulmi ka një rrëmujë të madhe” tha ai./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!