Kosova luan një ndeshje miqësore më Suedinë më 12 janar, në Katar, ndërkohë që trajneri Bernard Challandes ka përzgjedhur lojtarë që luajnë më së shumti në kampionatin dardan. Gjithashtu edhe disa lojtarë të Kosovës U21 do të jenë në këtë sfidë.
Bie në sy në listë edhe një futbollist i Superiores dhe ai është mesfushori i Partizanit, Rron Broja. Për të është hera e parë që ftohet nga përfaqësuesja e Kosovës. Më parë ai ka luajtur edhe për Shpresat dardane, si dhe për moshat e Shqipërisë.
Këtë sezon në Superiore ai numëron 14 ndeshje, 11 prej të cilave i ka nisur nga minuta e parë. Të kuqtë e afruan Brojën në verë, pas dy sezonesh të mira që ai kishte bërë me skuadrën e Shkupit në Maqedoninë e Veriut. /abcnews.al